.
×

Këto do të jenë pagat e reja në sektorin publik, me Ligjin e Ri (Shifrat)



Pagën e muajit dhjetor punëtoret e sektorit publik do t marrin me rritje. Kjo pas ndryshimi të ligjit të pagës.Në bazë të këtyre ndryshimeve, Presidenti në Kosovë do të ketë pagën më të lartë në vend me 2 mijë e 390 euro.Pas kësaj pozite, pagë të lartë do të merr Kryeministri me 2 mijë e 151 euro, Kryeprokurori 1 mijë e 912 euro si dhe Gjyqtari i Gjykatës Supreme 1 mijë 852 euro.

E hiq më keq nuk do të kenë rrogë as profesorët të cilët punojnë në universitete publike, dhe mjekët specialist.Sipas ligjit të ri profesori universitar do të ketë pagë 1 mijë 505 euro, ndërsa mjeku specialist do të ketë 1 mijë e 195 euro.E mjekët e përgjithshëm pritet të marrin 836 euro, shkruan Gazeta inFokus.Mësimdhënësit të cilët punojnë në shkolla të mesme nga dhjetori do të kenë pagën 621 euro kurse ata të cilët punojnë në shkollat fillore do të marrin 549 euro.

E zjarrfikësit do të marrin 525 euro, policët 478 euro, e rojet 322 euro.Kujtojmë që në Kosovë, me 2 shkurt të këtij viti është miratuar ligji për paga të cilin do ta gëzojnë rreth 82 mijë punëtorë.Por këtë nuk po e presin mirë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë.