.
×

Këtë javë parashihet ndryshim i temperaturave



Masat e ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut sërish do të depërtojnë mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme.

Kështu që në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri të shënojë vlera deri në 33 gradë Celsius, por temperaturat minimale gjatë natës do të kalojnë në vlera një shifrore nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Edhe në fushat barike do të ketë rritje mbi vlerat e normales. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara, kryesisht përgjatë viseve malore.

Nuk parashihet të ketë reshje deri ditën e shtune apo të dielën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.