[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këta pritet të jenë kandidatët për deputetë nga PDK në Skenderaj



Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj është afër për t’u përcaktuar për kandidatët për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Siç mëson Gazeta, 10 kandidatë pritet të garojnë për ulësen e Kuvendit të Kosovës nga kjo degë e PDK-së.

“Mergimi Lushtak, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Fadil Beka, Fadil Nura, Agim Dervishi, Isa Hajdari dhe Enis Veliqi”, janë emrat e diskutuar për t’u futur në garë, e që pritet të miratohet këtë të shtunë.

Ndryshe, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./GazetaBlic

Menu Title