.
×

Këta janë serbët!



Këta janë serbët - Emin Azemi
Shkruan – Emin Azemi

Të gjithë ata që mendojnë se sporti është i ndarë nga politika dhe zhvillimet sociale të një shoqërie, gabohen. Serbët këtë e dëshmuan më së miri. Ata u treguan të egër ndaj një përfaqësuese kombëtare të një vendi fqi, që me asgjë deri më tani nuk i kishte dhënë shkas Serbisë ta provokojë apo ta nxis në ndonjë veprim hakmarrës

Serbët janë shumë origjinal në primitivizmin e tyre, madje edhe atëherë kur merren me sport. Në stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd , të martën mbrëma, pati më së paku tifozë futbolli. Atje ishte ajo Serbia që nuk e fsheh fytyrën e saj kur janë në pyetje shqiptarët.

Një demonstrim kaq i egër i dhunës dhe i atmosferës luftarake në një stadium futbolli, mund të ndodhë vetëm në një vend dhe në një shoqëri që ende ka probleme me të kaluarën dhe – pasiguri për të ardhmen e saj.Përfaqësuesja shqiptare udhëtoi në Beograd dhe Serbia ishte kategorike që ajo të vinte e pashoqëruar nga tifozeria shqiptare. Droja u tregua reale. Autoritetet e Federatës Serbe të Futbollit më mirë se kushdo tjetër e kanë ditur se çfarë tifozësh kanë, por nuk arritën të parashikojnë epilogun kaq primitiv të një ndeshje e cila u mbyll si pasojë e përshirjes në lojë të tifozëve, një precedent ky i paparë në praktikën e deritanishme të futbollit europian.

E vetmja pikë e ndritshme e kësaj drame beogradase ishte loja dijinjitoze e djemëve të përfaqësueses shqiptare, të cilët dëshmuan zgjuarësi e guxim për të bërë lojë cilësore edhe në një atmosferë totalisht anisportive, siç ishte ajo në stadiumin e ‘Partizanit’ në Beograd.

Të gjithë ata që mendojnë se sporti është i ndarë nga politika dhe zhvillimet sociale të një shoqërie, gabohen. Serbët këtë e dëshmuan më së miri. Ata u treguan të egër ndaj një përfaqësuese kombëtare të një vendi fqi, që me asgjë deri më tani nuk i kishte dhënë shkas Serbisë ta provokojë apo ta nxis në ndonjë veprim hakmarrës. Përkundrazi, mediat në Tiranë dhe në Prishtinë u treguan mjaft të përmbajtura ndaj frymës nacionaliste që vinte nga Beogradi. Sigurisht që kjo ngjarje do të komentohet për shumë ditë në vijim dhe në debatet jo të pakta në Tiranë. Nuk do të mungojnë edhe folës të tillë që do të mundohen të gjejnë ndonjëfarë simetrie të fajit për këtë epilog jo të hijshëm.

Mund ta, imagjinojmë, bie fjala, pozicionin e një Lubonje i cili gjithë fajin për këtë epilog do t’ia hedhë fluturakës së telekomanduar që po bartte një flamur të Shqipërisë Etnike, ndonëse aty nuk ishte vetëm një sorrë, siç parapëlqen ta quaj ai flamurin shqiptar, por edhe një hartë të territoreve shqiptare në Ballkan. Paçka se edhe ky truk ishte gjetje e një tifozi shqiptar paksa më trim se të tjerët dhe në krahasim me shishet dhe materiet shpërthyese që hidheshin nga tifozeria serbe, në fakt kjo fluturake nuk rrezikonte shëndetin dhe mbarëvajtjen e lojës. Serbët të mësuar me arrogancë dhe dominim ndaj shqiptarëve nuk mund ta imagjinon që para hundëve të tyre të fluturonte në ajër një flamur i Shqipërisë Etnike, ndaj edhe manifestuan mllef dhe veprime të dhunshme ndaj pjesëtarëve të përfaqësueses shqiptare.

Këta janë serbët. Njëkohësisht edhe një leksion për gjithë ata që kanë shumë punë për të bërë për ta larguar llumin primitiv social nga tifozeria, por edhe për një pjesë të opinionistëve e gazetarëve të Tiranës , të cilët i kanë marrë si me rezerva ankesat dhe kritikat e kosovarëve ndaj serbëve, për momente e situata të caktuara. Atmosfera luftarake para dhe gjatë ndeshjes, nuk është kurrfarë përjashtimi nga shoëqria ende e militarizuar serbe, prandaj gjithë ata gazetarë e opinionisët të Tiranës që kanë menduar se Beogradi është njëfarë metropoli europian dhe liberal, me këtë rast do të duhej t’i korrigjonin mendimet e tilla.

Këta janë serbët, kurse ne jemi të dënuar të jemi fqinjë të tyre.