.
×

Këta janë dy serbët që ngacmuan kosovarët në Novi Sad



 Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy kosovarët pasi të njëjtit flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.

Në mesin e të arrestuarve janë V. Radiq (22 vjeçar) dhe D. Radiq (23 vjeçar), shkruan Indeksonline.

Ndryshe, për sulmin ndaj kosovarëve është deklaruar edhe ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

“Pas një hetimi intensiv në disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeç, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë./IO/