.
×

Këta janë dy pjestarët e Ushtrisë së Kosovës që u arrestuan sot në Jarinje nga autoritetet serbe



Botapress, 19 Janara – Mëngjesin e sotëm në vendkalimin kufitar Jarinje, janë arrestuar nga autoritetet në serbe dy boshnjakë, Anel dhe Alen Ujkanoviç pjesëtar të Ushtrisë së Kosovës. Në lidhje me këto arrestime ka reaguar edhe partia e komunitetit boshnjak, ESDA.: Ne, si ESDA – Partia Evropiane e Aksionit Demokratik dhe si boshnjakë, dënojmë ashper arrestimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu dënojmë edhe mediat shqiptare që na kanë ofenduar, duke i quajtur vëllezërit Ujkanoviç si anëtarë të pakicës kombëtare serbe, thuhet ne reagimin e Edin Islamoviç Kryetari i deges se ESDA për rajonin e Veriut të Kosovës dhe te vellezerve Ukajnoviq, percjelle Botapress.