.
×

Këta janë dy deputetët e opozitës, që shkuan në takim tek Kadri Veseli



Ka nisur mbledhje e partive parlamentare, që është thirrur në fillim të kësaj jave nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Derisa dy partitë e mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosje refuzuan ftesën e Veselit, aty kanë shkuar përfaqësues të Alternativës dhe Partisë Socialdemokrate.
Partnerët e koalicionit, Kryeministri Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj nga Nisma, Agim Bahtiri nga AKR I janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kadri Veselit.
Ftesës së kreut të PDK’së, që erdhi pasi opozita kundërshtoi rezolutën gjashtë pikësh për dialogun, iu bashkëngjit kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari dhe Shefi i Grupit Parlamentar i PSD’së, Dardan Sejdiu.