.
×

Kështu u zhvillua aksioni dhe vrasja e Enver Zymberit



7 vite më parë, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, Policia e Kosovës kishte marrë aksion për siç u tha, shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, përkatësisht në Jarinje.

Ky aksion nuk ishte realizuar bazuar në ndonjë plan paraprak, ashtu siç ishte thënë nga faktori politik në vend.

Viktima e këtij aksioni ishte polici Enver Zymberi, i cili ishte vrarë nga plumbat e serbëve që më 26 korrik e kishin bllokuar rrugën, duke penguar depërtimin e policëve të njësisë speciale në pjesën veriore të vendit.Mirëpo, katër vite më vonë, një trup gjykues i EULEX-it ka shpallur të pafajshëm Radovan Radiqin dhe Millovan Vllashloviqin, të dyshuar se kanë vrarë policin e Kosovës, Enver Zymberi, në korrik të 2011-ës, në Zubin Potok.

Familja e policit të vrarë ishte shokuar me vendimin e EULEX-it.Polici i njësisë speciale u vra më 26 korrik 2011 në përpjekjen e parë dhe të vetme të institucioneve të Kosovës për të rimarrë nën kontroll pikat kufitare veriore.Enver Zymberi, është shpallur hero i Kosovës nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.Ai la pas vetes gruan dhe 4 fëmijë./BP/