[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu u votua LAA në Podujevë (Dokument)



Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka marrë një sasi të konsiderueshëm të votave në komunën e Podujevës. Komunë kjo e cila udhëhiqet nga Agim Veli i LDK’së.

 

Në listën me emrat e kandidatëve për deputet të koalicionit LAA, të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kandidati me më së shumti vota është kandidati për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Avdullah Hoti, me rreth 7 mijë e 886 vota.

 

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli në komunën e Podujevës ka marrë 1 mijë e 690 vota.  E kryetarja e komunës së Gjakovës, njëherësh themeluesja e subjektit politik ‘Alternativa’, Mimoza Kusari, ka marrë 779 vota.

 

Kujtojmë se LDK në Podujevë ka fituar 38.60 për qind apo 12 mijë e 877 vota, duke e lënë pas Lëvizjen Vetëvendosje me 32.75 % apo vetëm 2000 mijë vota më pak.

Image

Image

Image

Image

Menu Title