.
×

Kështu reagon Hisen Berisha për “rastin Rrustem Berisha e Agim Çeku”



Titujt spekulativ sa për tu bërë lajm, i gazetave ditore pa kod etik.Është në traditën tonë, e huajtur apo tradicionale, që të bëjmë vetëm tre ditë zhurmë për çështje të caktuar dhe pastaj rrijmë ë presim zhvillimet për të zhurmuar sa herë që duam të jemi “in”.

Sot gjatë kafes së mëngjesit tek po shfletoja shtypin , fatkeqësisht gazetat e vikendit bombardonin me tituj indikativ e mjerisht me përmbajtje, boshe, spekulative dhe po të kishte sistem të se drejtës të penalizueshme në mos për asgjë për shqetësimin dhe prishjen e qetësisë së qytetarëve në një shtet demokratik, ku sikur të respektohej “Parimi i ligjshmërisë” shumë pseudo autor do ishin element i trajtimit penalizues juridik.

Tani kur padia aq e bujshme për gjoja “veteranët mashtrues” titull ky gazetaresk që s’ka të bëj fare me realitetin dhe faktet mbi të cilat e ka ngritë padinë e tij Prokurori i çështjes është kthyer në rishqyrtim, për precizim, media të caktuara po vrapojnë ta zgjerojnë polemiken rreth kësaj teme spekulative deri edhe në cenimin e të vetmit institucion që gëzon primatin e kredibilitetit në popull dhe mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë Forcën për Sigurinë e Kosovës.

Tema e ditës për këto media spekulative duke e dramatizuar të vërteten përtej asaj që vërtetë ka ndodhë, përmban titullin intrigues se “SHBA shkëputë marrëdhëniet me Ministrin Berisha dhe Zv. Ministrin Ceku” duke lënë të kuptohet se SHBA ka hequr dore edhe nga vet FSK dhe procesi i tranzicionit te FSK me detyra shtesë në mision drejtë procesit të transformimit edhe kushtetues në të ardhmen.

Kjo shkëputje marrëdhëniesh ka të bëj me individin përkatësisht me z. Rrustem Berisha dhe z. Agim Ceku (që momentalisht mbajnë postin e ministrit përkatësisht zv.Ministrit të Forcës) dhe me diçka që nuk ndërlidhet fare me Ministrinë dhe as FSK si mekanizëm i sigurisë në vend.

Prezumimi i fajësisë dhe pafajësisë në procesin e akuzimit, është parim në drejtësi. Prandaj pretendimet e Prokurorit të çështjes për të ngritur padi ndaj personave në fjalë nuk nënkupton edhe fajësi.

Në drejtësi edhe “Gjeneralisimi” parimisht paraqet vepër të penalizueshme. Padia e pretenduar për tu ngritur ndaj personave në fjalë, ka një bazë faktuese aq të zgjeruar, joprecize dhe gjeneralizuese sa që në vende ku ka sistem drejtësie në rend të pare human, do të përbënte element të penalizueshëm, ndaj të cilës do të duhej ngritur padi individuale secili luftëtar i vërtet i apostrofuar.

Kjo për faktin se baza faktuese mbi të cilën është pretenduar te ngritët padi ndaj personave të apostrofuar, nuk ka të bej me penalitet por është thjeshtë një zhurmë për të shmangur drejtësinë nga shkeljet e vërteta e të inkriminueshme qoftë edhe si përfitim i paligjshëm në çështjen e statusit të kategorive të dala nga lufta. Pothuaj se të gjitha aplikacionet e identifikuar nga prokuroria si element faktues të pretendimit për te ngritur padi, nuk kanë fare të bëjnë me krim të supozuar.

Mund të cilësohen thjeshtë elemente administrativo teknike që i bëjnë të diskutueshme Aplikacionet e luftëtarëve të caktuar e që ne këtë rast përbëjnë afër 20 mijë sish.

Pra këto aplikacione kanë mangësi administrative dhe teknike të karakterit ortografik, përmirësime, ndërhyrje në tekst, përmirësim datash, mos shënim datash të fillimit apo mbarimit të luftës, paqartsi në lexim sepse disa trima luftëtar kan mundur ne te shumtën te jene edhe analfabet, të mos i njohin shkronjat, nënshkrime të paqarta dhe të pa identifikueshëm (se mbase ndonjë komandant sado trim e luftëtar e mësoi aty për aty nënshkrimin, për here te pare, zaten ka ndodhur tërësisht ajo qe Migjeni e quante “shpëtimi i kombit ne opingat e fshatarit” edhe pse lufta jone i mori njerëzit e ndershëm dhe shumë intelektual).

Pra përgjithësisht baza faktike mbi te cilën u pretendua të ngritej kjo aktakuze, është e kundërshtueshme pothuaj tërësisht. Kjo s’do të thotë se nuk ka keqpërdorime në at proces verifikimi dhe konfirmimi. Po ka! Ka edhe nga ato kur persona që hapur ishin në krahun e Serbisë edhe sot janë në listat e luftëtarëve dhe kanë status e certifikate veterani.

Po janë edhe ata që i shihnim ato vite nëpër televizionin e Serbis, janë neper youtube duke u prononcuar kundër luftës, kundër UCK dhe duke i quajtur terrorist, duke mohuar identitetin dhe lirinë e Kosovës, duke e deklaruar Kosovën Serbi etj. Po janë sot veteran dhe të gjithë ne i dimë. Por na mungon kuraja qytetare ta themi të vërteten.

Ka sa te duash njerëz me status veterani, invalid, dhe dëshmor besa, qe s’kanë të bëjnë fare me luftën dhe që ishin edhe në krahun e armikut e sot kan status luftëtari e besa dhe status institucional publik në institucionet tona. Por, kjo është element i krizës sonë morale dhe institucionale. Kjo është pasoj e mungesës së Ligjit përkatës për kodifikimin dhe mbrojtjen e vlerave të luftës e të lirisë.

Por, aplikacionet që përbëjnë gjoja bazën e aktakuzës se pretenduar nga prokurori i çështjes s’ka të bëj fare me penalitet. Janë çështje administrative teknike dhe ortografike. Kurse e drejta për të përcaktuar statusin e dikujt në njërën nga kategoritë është ekskluzive e komandanteve përgjegjës që drejtuan luftën, edhe sa here që të pretendohet që të rikthehet ky proces në fillim, prapë do jenë po këta komandant që duhet ta bëjnë verifikimin dhe nënshkrimin.

Çështja do ishte shtruar drejte sikur të hetoheshin bazuar në listat e vërteta që i dorëzuam në vitin e pare të lirisë 1999, të gjitha brigadat neper zonat e tyre e jo te krijohet struktura njësish fiktive pas një dekade pothuaj. Përfituesit material në proces, dihen me emra e që kanë edhe seli, (erdhën ca malësor që kishin shitur bagëtitë për të sjelle parat e kërkuara për certifikata dhe tregonin me emra se kush u kërkoj sa dhe si ua beri certifikatat. I këshillova të bëjnë deklarate dhe ti qojnë në polici.)

Por problemi shtrohet se kush ishin ata që duhej te inicionin hetimin dhe ndaj kujt?! kur në shumë raste ishin edhe vete me status lufte spekulativ. Pra pista e hetimit do te ishte diku krejt tjetër e jo ne aplikacione.

Mbase kjo aventure juridike, është edhe mekanizëm i kontrollit të përfaqësuesve institucional të guximshëm për veprim pa koordinim me “padronët e shtetit”. Por kjo mund të ketë edhe anën pozitive po të rikthehet në piken zero, siç ka sugjeruar Presidenti i vendit, ngasë të gjithë ata që dhanë para të shumta dhe ata që përfituan e krijuan kapital nga hiqi, do të vinin në situatën kur do të aplikojnë vetëm luftëtaret e vërtetë, kurse ata manipuluesit më s’do e kishin kurajën të përballen me realitetin që qëndron në listat e fillimit. Kjo po që do i nxjerrtë lakuriq keqpërdoruesit dhe do vendoste drejtësi në proces.

Cili është realitet me personat zyrtarë të apostrofuar në ditoret tona dhe për të cilët vrapuan gazetaret të bëjnë lajm spekulativ?!

Nuk mbajtën për disa ditë takimet e rregullta me ministrin personalisht, siç ka qene praktikë, në ditën e caktuar për çështje këshillimi dhe koordinimi. Kjo është çështje e parimeve që ka administrata dhe shtetit amerikan ku do ndodhet.

Por nuk është ndërprerë asnjë bashkëpunim as bashkëveprim ne çfarëdo aspekti me ShBA, ambasadën, atashetë dhe ODC e tjera mekanizma të PUN. Takimi në USA u mbajt, kuptohet zv. Ministri, KOMFSK me ekipin. Do jemi pjesë po ashtu, e ushtrimit që mbahet nga NATO dhe US Army dhe atë me financim autonom të aprovuar nga Ministri. Pra janë ndërpre vete kontaktet publike me personin por jo me institucionin në asnjë moment, komunikim dhe bashkëpunim zyrtar.

Procesi i fillimit të tranzicionit drejtë transformimit në FAK me kushtetutë s’do të ndalet, pikërisht për shkak të mbështetjes së NATO dhe ShBA./BOTAPRESS.INFO