.
×

Kështu mund t’i eliminoni gërvishtjet nga xhamat e syzeve: Do të bëhen si të reja!



Nga tani më nuk do të jeni të detyruar t’i zëvendësoni xhamat e syzeve vetëm pse janë gërvishtur. Zgjidhja është e thjeshtë

Kur të ndodhin dëmtimet, domethënë gërvishtjet në xhamin e syzeve, e para që duhet të bëni është lustrimi i xhamit, pas të cilit syzet bëhen më transparente

Mirëpo, për lustrim patjetër duhet të përdoret pasta speciale abrazive e cila përdoret për të sanuar edhe gërvishtjet në vetura.

Procedura është kjo:

Nevojiten: Një copë e vogël e leckës së pambuktë; pasta për eliminim të gërvishtjeve; vaj makinash.

Procedura: Vendoseni xhamin e gërvishtur në sipërfaqe horizontale të thatë; qitni pak vaj motori në vendine gërvishtur, pastaj qitni pak pastë në copën e pëlhurës.

Me pëlhurë lustroni lehtë xhamin. Sipas nevojës shtoni pak vaj apo edhe pak pastë dhe lustroni lehtë dëmtimet.

Kjo procedurë mund të zgjasë edhe një orë. Duhet patjetër të jeni të durueshëm dhe assesi të mos nguteni.

Me lëvizje të lehta lustroni xhamin në syze. Pas lustrimit gërvishtja nga sipërfaqja e xhamit plotësisht do të zhduket.

Të njëjtën procedurë mund ta aplikoni në eliminimin e gërvishtjeve nga telefoni.