.
×

Kështu mund të fshini cicërimat në Twitter



 

Twitter në të vërtetë nuk ofron një mënyrë për fshirjen e të gjitha cicërimave. Në fund të fundit heqja e përmbajtjeve nga rrjeti social nuk është në interesin e kompanisë.

Në vend të saj do të përdorim një mjet nga një palë e tretë. Quhet TweetDelete dhe mund të fshijë automatikisht deri në 3,200 cicërima njëherazi.

Ndiqni hapat sesi të përdorni Tweet Delete:

Vizitoni faqen TweetDelete

Klikoni Sign in with Twitter dhe autorizoni aplikacionin

Klikoni kutinë Delete All my existing Tweets before activating this schedule

Klikoni kutinë Post to my feed to let my friends know i activated TweetDelete dhe Follow @Tweet_Delete for future updates

Klikoni Activate TweetDelete

Sapo procesi të komplotohet hapni llogarinë në Twitter shkoni në Settings and Privacy – Apps dhe revokoni aksesin e TweetDelete.