.
×

Kështu huliganët malazez ofenduan lojtarët e Sigal Prishtinës (Video)



Dalin edhe videot ku shihet dhe dëgjohet tek ofendohen në mënyrat më të këqija lojtarët e Sigal Prishtinës dhe gjithë shqiptarët, pas incidentit të ndodhur sonte në Nikshiq.

“Vrite shqiptarin, vrite shqiptarin”, ishin thirrjet e tifozëve vendas.

Po ashtu tifozët e Sutjeskës hodhën petarde dhe gjësende tjera tek bankina e Prishtinës, në minutën e pestë të ndeshjes së Ligës Ballkanike, ku edhe u lënduan disa lojtarë të kryeqytetasve dhe trajneri. Ndeshja më pas u ndërpre.

Në video shihet se si policia zbrazë sallen, derisa tifozët në largim nuk ndalen së ofenduari.