.
×

Kështu e ngacmoi studentën e UP-së ky profesor: “Mardhënia zgjatë vetëm 5 minuta” (Foto/Video)



Studentë të Universitetit të Prishtinës, të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), kanë mbajtur sot tubim protestues në oborrin e rektoratit. Protesta ka nisur me moton “5 Minuta tvyn met suspendu”, njofton Botapress.

Studentët protestues kanë kundërshtuar avancimin e profesorit Milaim Sejdini i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshirë edhe sulm seksual.

Ai është akuzuar për falsifikim nënshkrimi, plagjiaturë dhe për ngacmim seksual, ndërkaq javën tjetër Senati I Universitetit të Prishtinës pritet që profesorin Sejdini ta avancojë dhe t’i nënshkruaj kontratë të përherëshëm si profesor I rregullt në UP.

Përfaqësuesi  I studentëve në këtë protestë ka thënë se kemi dërguar fakte të bollshme si në universitet si në institucionet e rendit, mirëpo sipas tij ende nuk është marrë asnjë masë kundër këtij profesori. Në deklaratën e studentës të ngacmuar e cila e akuzon profesorin për ngacmim seksual thuhet se profesori ka tentuar që viktimën ta joshë me disa pagesa dhe në forma tjera.

“Të gjitha shpenzimet në fakultet i kam kryer gjithmonë vetë, mirëpo profesori gjithnjë ka qenë ai I cili ka tentuar që me anë të kësaj forme të përmbush pretendimet e tij të ulëta. Shfaqjet e para të qëllimeve të ulëta të tij ai ka shfaqur në muajin maj të vitit 2015, në përgatitjen e udhëtimit në kongresin europian të ortodentsise qe do te mbahej ne Venecia te Italise. Në këtë rast profesori ka kërkuar që unë të flejë në të njejtën dhomë të hotelit pra në Venecia të Italise. Unë jam shokuar nga kjo deklaratë e tij dhe e kam kundërshtuar kategorikisht ofertën e tij”, thuhet në letrën e studentës e cila pretendon se është ngacmuar nga profesori Milaim Sejdini.

Studentja tutje ka shpjeguar në deklaratën e saj, se pasi ajo ka kundërshtuar kategorikisht ofertën e tij, pasi janë kthyer nga Venecia, profesori ka rritur ndikimin abuziv ndaj saj dhe i ka ndaluar asaj avancimin në specializim, përcjell Botapress.

“Duke pare refuzimin kategorik timin, profesori ka kërkuar që unë të i gjejë një shoqen time për marëdhënie intime, mirëpo unë prapë refuzova në mënyrë kategorike, duke I thënë atij se unë nuk shoqërohem me femra të tilla”, vazhdon tutje deklarata e studentës.

“Gjithmonë profesori ka tentuar që hartimin e planit të pacientëve të bëjë në zyren e tij, duke më ndarë nga kolegët dhe gjithashtu në të njejtën kohë ai më ka thënë që mardhënia apo kjo punë zgjatë vetëm 5 minuta”, thotë studentja në deklaratën e saj.

Ajo ka treguar se profesori e ka denoncuar atë në komunitetin specialistik vetëm pse ajo nuk iu bind urdhërave të saj. Për rastin në fjalë ka folur edhe gazetarja Jeta Xharra e cila tha se ky rast që 115 ditë nuk është duke u hetuar as nga drejtësia e as nga UP. Ajo përmendi edhe një rast të muajit korrik të këtij viti, ku viktima femër ka shkuar të raportojë në polici për ngacmim seksual që I është bërë nga një profesor.

“Studentja ka shku në polici dhe prokurori, ata I kanë thënë që duhet me pas prova. Tash e tuje të gjitha studentët duhet të paisen me kamera kur futen në ligjerata ose provime”.

Ndryshe të gjitha viktimat që kanë deklaruar ngacmimet seksuale, kanë marrë një mbështetje të madhe nga kta protestues dhe nga pjesëtarët e organizatës ORCA.

Protesta është mbyllur e qetë, me kërkesën që profesori Milaim Sejdini të suspendohet deri në hetimet e plota të rastit për ngacmim seksual. /Botapress.

VIDEO