.
×

Kështu duket Zaimina krah partnerit vetëm 1 muaj pas lindjes (Foto)



Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj nga lindja e vajzës së saj të parë Khloe, mami Zaimina, e komentuar gjithmonë për fizikun seksi, duket se është rikthyer shumë shpejt në linjat e saj.

 

Fotot e shkrepura nga “revistawho.com” në eventin “Rikthimi i Dallëndysheve”, tregojnë Zaiminën në superformë krah partnerit të saj Klodit, me të cilin ka një marrëdhënie të gjatë dashurie.

 

 

Në intervistën e saj pak përpara se të vinte vajza në jetë, Zaimina rrëfeu se dasma me Klodin do të mbahet vitin e ardhshëm.

 

 

Prindërit e Khloe, u panë duke ikur me nxitim pas shfaqjes, ndoshta për të qenë sa më shpejt në shtëpi, krah vajzës së vogël. /revistawho.com