.
×

Kështu duket obelisku NEWBORN në ditën e tij



Pamja e monumentit “NEWBORN” çdo 17 shkurt ndryshon duke përçuar një mesazh për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit “NEWBORN”  i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

Në ditën e 12 vjetorit të Pavarësisë, ideatori i obeliskut, Fisnik Ismaili, ka publikuar fotografi se si duket sot simboli i rilindjes së shtetit më të ri në Europë.

“Mirëmëngjesi. Urime #NEWBORN12″, ka shkruar Ismaili.

Mirëmëngjesi.Urime #NEWBORN12

Publiée par Fisnik Ismaili sur Lundi 17 février 2020