.
×

Kështu do të jetë moti sot dhe nesër



 

Botapress, 18 nentor-Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme fillon me vlera negative të temperaturave”, thuhet në njoftim.