.
×

Kështu do të jetë moti për javën e ardhshme



Kjo javë ishte e nxehtë sa i përket temperaturave në KosovëTani java e ardhshme dëshironi ta dini se si do të jetë apo jo?

Një ciklon i fuqishëm pritet të formohet ditëve të ardhshme në Mesdheun perëndimor, ndërsa mbi rajonin tonë dhe lindje të kontinentit fusha të presionit të lartë mbeten të bllokuara, duke favorizuar mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell.

Cikloni mbi Mesdheun perëndimor do të shtyjë rryma më të ngrohta nga Afrika veriore mbi vendin tonë, që si rrjedhojë do të sjellin mot më të ngrohtë në fillim të javës, me temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.

Mirëpo në pjesën e dytë të javës sipas Prishtina Weather, temperaturat gradualisht do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstreme, por se mbeten dukshëm mbi vlera mesatare.

Sipas parashikimeve të fundit, nga 28 tetori shfaqen tendenca për ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave.

21.10-23.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

24.10-25.10 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 23C deri në 25C.Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie.