.
×

Kështu do të jenë pagat në Kosovë, sipas projektligjit të ri



 

Botapress  19 korrik

Sipas projektligjit të ri për pagat, i pari për nga pagesa do të jetë i pari i shtetit, pasuar nga kryeministri, kryekuvendar e kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti do të ketë pagë 2868 euro, pagë kjo që mbanë koeficientin 12.Për një, koeficient më të vogël kanë kryeministri, kryetari i kuvendit e kryetari i Gjykatës Kushtetuese që me projektligjin e ri parashihet të paguhen me 2629 Euro në muaj.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i shtetit, Kryetari i Këshillit Gjyqësor,

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial do të marrin pagë prej 2390 Euro.

Posti i zëvendëskryeministrit ka koeficient 9 apo pagë 2151 euro.Deputetët, ministrat, drejtori i AKI-së, gjyqtarët e gjykatës kushtetuese e ata të supremes parashihet të kenë pagë bazë prej 2031 euro.Kryetari i kryeqytetit do te ketë pagë 1912, derisa 359 euro me pak do të paguhen kryetarët e komunave të tjera.

Çdo zëvendës ministër do të ketë pagë bazë 1434 euro./BP