.
×

Këshilltari i Veselit flet për betejën që po zhvillohet brenda PDK-së



Botapress 15 Nëntor – Njazi Kryeziu, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka folur në emisionin Frontal për zgjedhjet brenda PDK’së dhe luftën brenda këtij subjekti politik. Ai ka thënë se në PDK ka element të cilët në forma të ndryshme luftojnë një pjesë të PDK’së të cilët kanë me angazhimin e tyre e kanë sjellë këtë parti në nivelet më të larta.

Duke folur për këtë element, por pa përmendur emra se kush janë ata, Kryeziu ka thënë se të njëjtit kanë ndikim edhe në përgatitjen e aktakuzës në rastin “Pronto”.

Për të cilën ai ka thënë se gjykimi ndaj tij dhe te njëjtëve në këtë rast është një montim politik, që është mbështetur edhe nga njerëzit brenda PDK’së.