[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilltari i Pacollit publikon identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer tmerrin në Reçak



Botapress 7 Dhjetor – Këshilltari i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka publikuar identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak. Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ata janë anëtarë të partisë Vuqiçit, dhe se Prokurorët në Kosovë duhet t’i padisin dhe t’i listojnë në Interpol.

Sipas Zyberajt, tash ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj.

“Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj”, ka shkruar

Zyberaj.

Politika e mohimit dhe revizionizmit historik në Beograd është aq e gërditshme sa që ofendon çdo person normal. Vuçiç…

Publiée par Jetlir Zyberaj sur Samedi 7 décembre 2019

Menu Title