[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilltari i kryeministrit Hoti, e quan Albin Kurtin “partizan shkurti!”



Ka vazhduar edhe këtë javë përplasja në distancë mes dy taborreve, Albin Kurtit e Vetëvendosjes dhe Avdullah Hotit e Zyrës së Kryeministrisë shkruan Botapress.

Pas një fjalimi të djeshëm të Kurtit i cili hodhi kritika ndaj Avdullah Hotit, sot ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Shefqet Shehu përmes këtij postimi në Facebook:

Partizan shkurti,

I pari i frazave të kota, i cili për pak sa nuk na bindi se ai është bota, kur e zgjidhi dilemën “uji apo toka”.

Më tej, partizan shkurti e kishte një ëndërr, ku të njëjtën e shihte çdo natë dhe për më tepër e titulloi: “frika me thika nga Amerika”. Ai këtë ëndërr e donte shumë, aq sa e besoi si të vërtetë, mirëpo për një çast ia nxorën gjumin dhe bashkë me ëndrrën edhe ai u tret, paçka se ende vazhdon të këmbëngulë se ëndrra është e vërtetë.

Mos harroni, partizan shkurti, në gjumë ose jo, gjithmonë ka qenë kundër Amerikës!

Me dashni!

Menu Title