.
×

Këshilltari e “nominon” për kryeministër Kadri Veselin, të gjithë të tjerët thotë i kemi provuar



Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka shkruar në Facebook ku ka thënë se vetëm kryetari i PDK-së ka mbetur për ta treguar veten si kryeministër dhe se të tjerët i kemi provuar në pushtet.

Latifi ka thënë se Albin Kurti ka raporte të dyshimta me shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye është i rrezikshëm si kryeministër.

“Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën po ashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak të raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se duke e njohur qe një kohë të gjatë Kadri Veselin, vetëm ai ka mbetur për ta treguar veten si kryeministër.

“Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër! Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët! Mos mi harroni këto fjalë”, është shprehur Latifi.

Ai ka kërkuar që Kadri Veseli të votohet dhe t’i mundësohet të bëhet kryeministër.

“Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin”, ka thënë Latifi.