.
×

Këshilli i Europës e zgjedh raportuesin e ri për Kosovën, është nga Katalonia



 

Jordi Roca, Raportuesi i ri i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën është nga Katalonia pjesë e delegacionit spanjoll në këtë institucion me seli në Strasbourg të Francës.

 

Mediet serbe shkruajnë se delegacioni nga Serbia e ka penguar zgjedhjen e danezit Mogens Jensen.

 

Afati për hartimin e raportit për Kosovën i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është dy vjet.

 

Katalonia dhe Kosova po përmenden ditëve të fundit në mediat botërore dhe nga zyrtarë të ndryshëm pasi rajoni verilindor në kuadër të shtetit të Spanjës mbajti referendumin për pavarësi.