.
×

Kërkohet dorëheqje nga Kadri Veselit



Botapress 24 Maj – Partitë opozitare në vend po e kërkojnë dorëheqjen e kryeparlamentarit Kadri Veseli, pasi që emri i tij lakohet në një videoincizim, ku kërkohen 200 mijë euro prej një biznesmeni. Por ish-shefi i SHIK-ut ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se do të japë dorëheqje vetëm kur Prokuroria e Kosovës e vërteton që ai me të vërtetë ka qenë i përfshirë në këtë rast, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përfaqësues të partive opozitare po e kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas publikimit në medie të disa videoincizimeve, ku shihen të dyshuarit për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e ish-shefit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK-ut).

Mirëpo vetë kryeparlamentari Veseli i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, duke theksuar se do të japë dorëheqje vetëm kur Prokuroria e Kosovës e vërteton që ai ka qenë me të vërtetë i përfshirë në këtë rast, shkruan Zeri.info