.
×

Kërcënon Serbia: Kush e djeg flamurin e pret burgu



Komisari për siguri në Federatën e Futbollit të Serbisë, Milivoj Mirkov, ka paralajmëruar tifozët kuqezi se nëse shkaktojnë trazira në Beograd, ose djegin flamurin serb, do të përfundojë në burg.

Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) po mundohet që t’i merr të gjitha masat që ndeshjendaj Kombëtares shqiptare, e cila do të luhet me 14 tetor në Beograd, të kaloj pa incidente.

Komisari për siguri në FSS, Milivoj Mirkov, ka paralajmëruar tifozët kuqezi se nëse shkaktojnë trazira në Beograd, ose djegin flamurin serb, do të përfundojë në burg.

“Kontrollimet në rrugë do të jenë rigoroze. Nëse dikujt i shkon ndërmend të djeg fanellën e mysafirit, menjëherë do të arrestohet, dërgohet në gjykatë dhe përfundojë në burg. Në tribuna do të ketë policë civilë që do të angazhohen për të parandaluar çfarëdo çmenduri”, u ka deklaruar Mirkov për Alo.rs.

Por, Mirkov ka një shqetësim. Ai po ankohet se Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ende nuk e ka dërguar listën me emrat e tifozëve që do të udhëtojnë drejtë Beogradit.

“Përfaqësuesit e Shqipërisë sikur nuk brengosen se dueli paraqet rrezik të madh. As nuk e kanë vizituar stadiumin, as hotelin ku do të qëndrojnë, kurse vazhdimisht refuzojnë të dërgojnë emrat e mbiemra e atyre që do të jenë në Beograd. Për këtë kanë kohë deri të premten”, theksoi Mirkov.