[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këngëtarja Sia zbulon për revistën “GQ” se ka birësuar një djalë



Këngëtarja e hitit “Chandelier”, Sia është hapur para publikut si kurrë më parë për jetën e saj private. Në një intervistë të re për revistën “GQ”, 44 vjeçarja konfirmoi se tashmë është nënë dhe se është shumë e tërhequr seksualisht nga bashkëpuntori i saj, Diplo.

“Pjesa më e madhe e marrëdhënies sonë thjesht po harxhohet duke u përpjekur të mos bëjmë seks në mënyrë që të mos shkatërrojmë marrëdhëniet tona të biznesit, sepse ai është shumë i nxehtë”, pranoi ajo gjatë një interviste telefonike.

“Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: Hej, dëgjo, ti je një nga pesë personat që unë jam tërhequr seksualisht, dhe tani që kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe sapo adoptova një djalë, nuk kam kohë për një lidhje. Nëse jeni të interesuar, atëherë më thirr”, përfundon këngëtarja.

Deri më tani, nuk janë njoftuar detaje në lidhje me birësimin e Sia apo identitetin e fëmijës në fjalë.

Menu Title