.
×

Këngëtarja shqiptare interpreton shqip në mes të Beogradit (Video)



Arti është gjuha që nuk njeh kufij politikash dhe shtetesh. Muret ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë për artistët tashmë janë të thyera dhe kjo është vërtetuar edhe së fundmi me pjesëmarrjen e këngëtares shqiptare, Albana Bilalli në Beograd. Albana ka interpretuar në gjuhën shqipe në teatrin “Kosmodrom”, katër nga këngët e saj të reja, të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj më të ri, të dytin me radhë. Këngëtarja nga Prishtina ishte e ftuar nga saksofonisti dhe kompozitori i njohur nga Zelanda e Re, Hayden Chisholm. Bendi me të cilin Albana ka interpretuar së bashku me Hayden ishte e tëra e përbërë nga muzikantë nga Serbia.

PER VIDEO KLIKO KETU