.
×

Këngëtarja shqiptare ende mjel lopët në fshat



E ftuar këtë mbrëmje në “Xing me Ermalin”, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu me pasion për vendlindjen e saj, Deçanin.

 

Ajo dhe Ermal Mamaqi shkuan për të vizituar vendet ku Albëria u rrit dhe u shkollua, përpara se të largohej përfundimisht prej vendlindjes.

 

 

Albëria i tregoi Ermalit shkollën dhe oborrin ku ajo luante kur ishte fëmijë. Mirëpo, përveç vendit ku u shkollua, këngëtarja e çoi Ermalin edhe në një fermë, ku i la të githë pa fjalë me aftësitë e saj, shkruan Xing.

 

Albëria jo vetëm që çau dru në pyll, por edhe moli lopët në fermë pa asnjë vështirësi.

 

Gjatë videos së transmetuar në emision, ajo u shfaq me shami në kokë dhe çizme të gjata, teksa ndiqte lopët për ti mjelë, gjë që i habiti të gjithë.