.
×

Këngëtarja serbe Karleusha fyen rëndë Rita Orën (Video)



 

Këngëtarja serbe Jerena Karkleusa i habiti të gjithë kur deklaroi hapur se Kosova nuk duhet të jetë në UNESCO dhe tha se të gjithë shqiptarët janë kriminelë.

 

Gjithashtu, në një status në profilin e saj në Facebook, ajo sulmoi hapur ambasadoren e Kosovës, Rita Orën.

“Të nderuar vëllezër kroat, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë.”- tha ajo.