.
×

Këngëtarja e famshme Toni Braxton vishet me fustanin e kreatores kosovare, Anda Dika (FOTO)



Nuk janë të pakta sukseset e shqiptarëve jashtë vendit. Përveçse në muzikë dhe sport, shqiptarët kanë filluar të kenë sukses edhe në fushën e modës. Së fundmi, këngëtarja e njohur Toni Braxton gjatë natës së Royal Order of Constantine Hosts në Beverly Hills, një event mbretëror ku ishte e ftuar nga princi i Austrisë, vishet me punimin e vajzës nga Kosova, Anda Dika.

Gjatë kësaj nate bëhet e ditur që këngëtarja kishte xhiruar për reallity show – Braxton Family Values, për ku edhe ishte punuar ky kostum.

Në këtë event, këngëtarja u nderua edhe me titull të ri – Lady.

Bëhet e ditur që Anda ka punuar kohët e fundit në një tjetër projekt me rëndësi ndërkombëtare, rezultatet e të cilit pritet të prezantohen së shpejti. Edhe stilisti i Beyonce-s ka komentuar Andën në Instagram, por për çfarë është fjala mbetet të shihet,transmeton Botapress.info