.
×

Këngëtari shqiptar marton djalin: Dasmë me 1000 të ftuar dhe pa alkool



Pas suksesit të këngës në bashkëpunim me Luana Vjollcën, këngëtari i njohur i muzikës popullore, Dani ka dhënë një lajm të bukur! Ai ka gëzim këtë vit pasi marton djalin e tij dhe ka planifikuar të bëjë spektakël.

Dani ka zbuluar për “SevenBizz” se dasma e të birit do të jetë ndryshe nga dasmat e tjera që kolegët e tij kanë bërë për fëmijët e tyre. Këngëtari ka rrëfyer se do të ketë plot 1000 të ftuar dhe se nuk do të lejohet kurrsesi alkooli.

“Kur të martohet djali në dasmë nuk do ketë alkool, për shkak se Andi është haxhi dhe ai nuk e lejon kurrsesi alkoolin të përdoret në martesën e tij dhe normal dhe 1000 kam për t’i ftuar sigurisht për shkak se kam shok dhe dashamirës dhe të afërt që më duhet ti ftojë të gjithë.”, ka deklaruar ai.