.
×

Këngëtari serb vjen në Kosovë për të performuar



Këngëtari i njohur serb Stefan Rasta, do të vijë në Kosovë për të perfomuar. Artisti i cili njihet si Rasta, ka publikuar listën e vendeve ku do të këndojë, në mesin e të cilave është edhe Shtërpca, Kosovë dhe Tetova, Maqedoni.

Koncerti në Shtërpcë do të mbahet më datë 18 të muajit maj.

Rasta është i njohur për shumë hite si “Euforija”, “Hotel” dhe “Limun” – këngë këto të cilat kanë kapur miliona klikime në youtube.

Në Instagram, këngëtari ndiqet nga më shumë se 300 mijë njerëz. FOTO