.
×

Këngëtari kroat i sëmurë rëndë ngjitet në skenë dhe e bën publikun të qajë (Foto)



 

Këngëtari i famshëm kroat Oliver Dragojeviq gjatë vikendit të kaluar u paraqit në koncertin “Beso në dashuri”, të titulluar sipas njërit prej hiteve të tij më të mëdhenj, që e organizoi në vendlindjen e tij, Split, një organizatë vendore me rastin e 50-vjetorit të luftës kundër kancerit.

 

Dragojeviqi, i cili është një nga këngëtarët më të njohur të pop-muzikës në mbarë hapësirat ish-jugosllave, u ngjit në skenë për herë të parë që nga fillimi i gushtit, kur u diagnostifikua me tumor. Atëherë atij i ra të fikët gjatë varrimit të një miku të afërt, transmeton Expressi.

 

Megjithatë, humori nuk e kishte braktisur Oliverin as në çastet më të rënda, kështu që iu drejtua publikut me këto fjalë: “Mua mjeku më ka thënë se duhet të kujdesem për shëndetin, prandaj dhe nuk do ta zgjas”. Për këtë batutë ai u përcoll me ovacione.

 

Dragojeviqi vazhdoi me koncertin, por pas kësaj erdhi rrëfimi emotiv i cili shumëkënd e bëri të qajë.

 

“Nëse ndonjëherë më është dashur ndihmë, atëherë ajo është sonte. Me ju kjo do të jetë shumë më lehtë”, tha ai dhe e nisi këngën “Pa ty” (“Bez tebe”).

 

Oliveri, i cili në dhjetor i mbush 70 vjet, këndoi pesë këngë, duke mos pasur fuqi të qëndrojë më gjatë, sepse tashmë ka filluar me kimioterapinë.

terapinë./Gazeta Express/