.
×

Këngë për ikjet nga Kosova, “Vend pa t’ardhme” (video)



Reperi i këndon gjendjes aktuale ku shumica e të rinjëve janë duke u larguar nga Kosova për të gjetur jetë më të mirë.

Jetoni, e që njihet për publikun si JetON a.k.a Rap J, është një rep artist i ri e që vjen nga Rahoveci.
Zëri i tij premton shumë, ani pse ai nuk është prej artistëve që imponohet shumë nëpër televizionet tona.
Ai ka qenë pjesëmarrës në Top Fest në vitin e kaluar me këngën ‘Meriton më mirë’ ku edhe u dhanë lëvdata për zërin e tij.
Tani  ka publikuar këngën e tij të re e që mban titullin ‘E veshun në mëkat’ si dhe bashkëpunimin me shokun e tij L.o.R.D “Vend pa t’ardhme”.
Se shpejti priten edhe shumë këngë të reja nga ky rep artist.