.
×

“Këndi i Buxhovit” në Bibliotekën e Qytetit të Gjakovës



 

Në Bibliotekën e Qytetit të Gjakovës “Ibrahim Rugova”, në kuadër të “Këndit të autorit”, sot u përurua veprimtaria letrare e shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Me këtë rast autori i dhuroi Bibliotekës rreth 300 vepra letrare, në të cilat përfshihen veprat origjinale të autorit si dhe një numër tjetër që i janë dhuruar autorit nga shkrimtarët shqiptarë.

“Këndi i autorit” do të pasurohet edhe me dokumentet letrare si dhe ato historike që lidhen me veprimtarinë e gjatë letrare të autorit, po ku do të zënë vend edhe dokumentet autentike rreth Gjakovës në histori, ku një vend të rëndësishëm do të zënë ato që lidhen me veprimtarinë politike dhe patriotike të LIDHJES shqiptare të Prizrenit, në të cilën, si drejtues të saj politik dhe ushtarak unë shquan shumë gjakovarë.

Me këtë rast autori Buxhovi pati edhe një takim me krijuesit gjakovarë./BP/