.
×

Kelmendi: A harruat që Durmishi ia shau publikisht nënën Ilir Dedës?



Botapress, 25 Tetor

Publicisti dhe gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e ditës së premte dhe të shtunë në Kuvendit e Kosovës.

Ai është marrë me fjalorin e përdorur në seanca si nga deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, po ashtu edhe ka kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kelmendi e ka “akuzuar” si Haxhiun ashtu edhe Veselin për këtë gjuhë, mirëpo e ka bërë edhe një krahasim me gjuhën e përdorur nga Hysen Durmishi i Vetëvendosjes i cili e shau publikisht me nënë bashkëpartiakun e tij, Ilir Deda.

Lexoni statusin e plotë të Kelmendit:

Boll refuzova të merrem me këtë debat të shpifur – meqë gjithmonë kam konsideruar se njerëzit të cilët sharjen banale e përdorin si mjet kritike meritojnë së paku përbuzjen ose injorimin total të shoqërisë – nganjëherë ta nxjerrin edhe nga fundi i barkut:
Njëjtë, Kadri Veseli e bëri punën lloç teksa i tha “ma hongsh” Albulena Haxhiut, e cila po ashtu po e bënte punën lloç duke i bëritur atij “kriminel”. S’di se cili gjest më banal se tjetri, nga persona që do të duhej të ishin aty për t’i dhënë popullit, i cili i ka votuar për deputetë, diçka më tepër se sa banalitete. Të dyja raste për t’u dënuar ashpër.
Mirëpo, po aq të pështira, jo të sinqerta e banale tash më duken thirrjet që p.sh. të reagojë grupi i grave deputete, në mbrotje të “nënave, motrave e vajzave” nga gjuha seksiste ndaj një deputeteje të “Vetëvendosjes!”. Mjerisht, të njëjtit krejt harruan se para nja dy javësh, një zyrtar i lartë i “Vetëvendosjes!” dhe drejtor në Komunë e Prishtinës, Hysen Durmishi, e shajti publikisht me nënë e me qen deputetin po të “Vetëvendosjes!”, Ilir Deda. Dhe në vend se të reagonin njësoj edhe në këtë rast, të kërkohej kërkimfalja e Durmishit, në emër të mbrotjes së “nënave, motrave e vajzave”, pamë që plot “nëna, motra e vajza”, madje edhe të vetë “Vetëvendosjes!” t’ia bënin like statusit banal!
Apo, seksizmi ndaj nënës së një deputeti të LVV-së qenka i llojit tjetër nga seksizmi ndaj një deputeteje të LVV-së?! E ultë!
Lloçi është lloç, por standardet e dyfishta janë të rrezikshme.
‪#‎TëLumtëNePërVete‬

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu