.
×

KEDS-i vendos katër trafo të reja në Llaushë të Podujevës



KEDS-i në LLaushë të Podujevës ka realizuar një projekt të madh investiv për përmirësimin e rrjetit energjetik, duke vendosur katër trafo dhe rrjet të ri energjetik.

KEDS-i përmes një njoftimi për medie njofton se këtij investimi i gëzohen konsumatorë të kësaj ane, të cilët tani do të kenë furnizim më të sigurt dhe shërbime më kualitative.Banorët e këtij fshati mirëpresin investimet dhe falënderojnë KEDS-in për të mirat që i kanë sjellë.

“Tash trafo na ka ardh shumë ngat. Të mirat na kanë ardh te dera. Përpara kena pas shumë probleme. Nji frymë me ra, shtyllat i rrzojke përtokë, se janë kanë të vjetra prej drunit jenë konë. Tash u bo tepër mirë”, thotë Nexhmi Dudi nga Llausha.Edhe banorja tjetër e fshatit, Melihate Dudi, shprehet mjaft e kënaqur me këto ndryshime.“Furrën e shporetit e kena pas digjitale, por kurrë nuk kena mujt me përdorë. Tash për herë të parë e kena përdorë prej se e kena ble dhe na ka pshtu”, duke falënderuar KEDS-in për këto të mira.

KEDS po vazhdon me investime në rrjetin energjetik çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë afër konsumatorit për të mbështetur ata aty ku është nevoja.