.
×

Kë nuk e pati kësmet Ermal Fejzullahu?



Si duket këngëtarët tanë gjatë festave të fundvitit do të vijnë me këngë të reja.

Pas Zanfina Ismajlit, e cila për Telegrafin zbuloi se është duke përgatitur një këngë të re, tani edhe djali i Sabri Fejzullahut, do të befasoj publikun me një hit të ri, transmeton Telegrafi.

Ermal Fejzullahu mesa duket po punon shumë për të sjell në tregun muzikor një këngë të re për festat e fundvitit.

Kënga e tij më e re titullohet “S’ke qenë kismeti im”, ndërsa do të jetë në menaxhim të kompanisë “EmraCom”.