[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Katër deputetë të Kuvendit i mbajnë të sigurta pozitat e tyre në QKUK



Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës me profesion mjekë dhe fizioterapeut, i mbajnë të siguruara pozitat e tyre në Qendrën Klinike Universitare.

Dy prej tyre janë të angazhuar me nga 20 orë punë, ndërsa dy të tjerë i kanë pozitat e ngrira.Këta të fundit janë deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe ai i LDK-së Haxhi Avdyli.

Haxhiu është i punësuar në QKUK nga shkurti i vitit 2009 në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.QKUK ka konfirmuar se ai ka një vendim për pezullim të përkohshëm për të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës më 27 janar të këtij viti, pas zgjedhjes si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, Haxhiu ka deklaruar pagë vjetore 2900 euro nga QKUK.

Ai është deputet i Kuvendit nga viti 2011.Avdyli i LDK-së është specialist i neurokirurgjisë dhe është i punësuar në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Por këtë pozitë ai e ka të ngrirë që nga qershori i vitit 2017, kur është zgjedhur deputet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës.Avdyli vazhdon të mbajë pozitën e deputetit, ndërsa në QKUK punën e ka të pezulluar. Në anën tjetër ai vazhdon të punojë në sektorin privat.

Dy deputetë të tjerë të cilët janë mjekë të puënsuar në QKUK, janë Dr. Ekrem Hyseni i LDK-së, Onkolog në Klinikën e Onkologjisë dhe Dr. Arbër Tolaj i AAK-së, Ortoped në Klinikën e Ortopedisë.Të dy vazhdojnë të punojnë edhe në QKUK me orar të përgjysmuar me nga 20 orë punë në javë. /Gazeta Shneta/

Menu Title