.
×

Kastro Zizo: Genta Ismajli, Sinan Hoxha, Blero, këngëtarë që nuk dijnë të kopjojnë siç duhet!



Kastro Zizo gjithmonë është vlerësuar për sinqeritetin e tij në intervista, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari i cili së fundmi ka filluar emisionin e tij “Late Night Show” ka folur edhe rreth këtij emisioni duke thënë hapur se është i kopjuar nga një emision amerikan.Por, kur jemi te kopjimet ai ka ndaluar edhe te këngëtarët shqiptar dhe këngët e tyre të kopjuara, e që nuk ka hezituar të përmend dhe emra.

“Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj, kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”, tha Kastro, i cili më pas u shpreh se me një insert kënga e Gentës ishte e njëjtë me atë të një këngëtareje bullgare.Por, Kastro nuk ka ndaluar me kaq, duke vazhduar edhe me emra tjerë nga estrada.

“Kemi Bleron, Sinan Hoxhën dhe një tip që e ka emrin Xhani Stilekarta, që nuk dihet se kush ka kopjuar kë”, u shpreh Zizo për këngën “Fotografia”, e cila ishte kënduar edhe nga këngëtari i huaj.Mirëpo, në këtë list, Kastro Zizo nuk ka lënë pa futur dhe veten.

”Unë jam kopjaci numër një, ai që deri diku më dha lekë kjo kopja”- përfundoi Kastro, i cili tregoi se kënga “Chupa Chupa” me Zaiminën ishte kopjuar nga një këngë e huaj.