[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kastrati vendim për mbylljen e 19 shkollave, banorët e Karaçevës kërcënojnë me protesta masive



Kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani, përmes një letre dërguar krerëve më të lartë të shtetit, që nga presidenti Hashim Thaçi e deri tek Grupet Parlamentare, ka adresuar shqetësimet në lidhje me vendimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave që është paraparë të bëhet në muajin shtator.

Këtë veprim Lenjani e quan absurd dhe të jashtëligjshëm, pasi sipas tij, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj treve duhet të transferohen me kilometra për në institucionet e tjera të afërta shkollore, e kjo do të paraqet pasoja si për mbetjen e mësimdhënësve pa vende pune, por edhe banorët do të detyrohen t’i lëshojnë fshatrat, përcjellë Indeksonline.

Prandaj banorët përmes kësaj letre kanë thënë se janë kundër këtij vendimi, duke thënë se nuk është zgjidhje mbyllja e shkollave, por përmirësimi i kushteve për nxënësit.

“Është krim ndaj shkollës shqipe, sepse shkollat që janë ndërtuar dhe hapur në kohën e okupimit serb, sot në liri po na i mbyll kryetari ynë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Ndryshe, banorët kanë kërcënuar me protestë masive, nëse nuk merret ndonjë ndryshim për vendimin e Kastratit./

Menu Title