.
×

Kaq para do t’i shpenzojë Komuna e Prishtinës për dekorimet e festave të fundvitit



Për dallim nga viti i kaluar, këtë herë Komuna e Prishtinës ka ndarë më shumë buxhet sa i përket dekorimit të shesheve për festat e fundvitit. Këtë vit komuna ka ndarë gjithsej 75 mijë euro vetëm për dekorimin e shesheve. E gjithë kjo sipas komunës së Prishtinës është bërë pasi është shtuar edhe sheshi ‘Adem Jashari’.

“Këtë vit janë ndarë 75.000 euro për dekorimin e shesheve të Prishtinës. Diçka më shumë se vitin e kaluar, meqë është shtuar edhe sheshi “Adem Jashari””, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Dekorimet për këto festa nuk kanë filluar ende, por sipas Tahirit shumë shpejtë do të bëhet e ditur se kush do të realizojë dekorimin dhe me çfarë çmimi. “Jemi fare në fund të procedurave të tenderimit, dhe së shpejti e marrim vesh se kush do t’i dekorojë dhe me çfarë çmimi”, ka shtuar Tahiri .

Për dallim nga ky fundvit, për dekorimin e shesheve në vitin 2017 ishin ndarë gjithsej 57 mijë e 940 euro. Dekorimi kishte filluar më 29 nëntor dhe i kishte dhënë kryeqytetit një pamje shumë të bukur festive. Tashmë dekorimi i shesheve të Prishtinës është bërë një trend i vazhdueshëm që padyshim i kushton