.
×

Kaq i kanë kushtuar Norës sandalet e reja



Nora Istrefi e apasionuar pas sandaleve! Në shtatorin e vitit të kaluar, këngëtarja Nora Istrefi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në dasmën e Gjikos dhe Elitës, dy ditë më parë.

E veshur me fustan të kuq, të çarë anash, Nora dukej shumë sensuale, e ndërsa duket se për këtë paraqitje këngëtarja ka shpenzuar goxha.

Faqja “What They Wearin” tregon se për këtë veshje Nora ka shpenzuar 2315 Euro, 865 Euro për sandalet dhe 1450 Euro për çantën, pa llogaritur vlerën e fustanit të Valdrin Sahitit.

Ndërsa këtë verë, ajo ka zgjedhur për koleksionin e saj të ri një palë sandale të tjera elegante dhe moderne të markës luksoze Christian Loubotin, të cilat janë shumë të kushtueshme.

Edhe kësaj radhe faqja “What They Wearin”, ka zbuluar se çmimi i sandaleve të Norës është 945-së euro, ndërsa veshjet e saja nga Zara kanë një çmim solid.