.
×

Kapje masive nga Policia e Kosovës



Gjatë operacionit të Policisë, ku është përfshirë edhe Njësia Speciale, që është zhvilluar sonte në kompleksin “Lesna” në Prishtinë, janë bastisur 10 lokale, kurse 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, në 6 lokacione është gjetur drogë, kryesisht marihuanë.Burimet e Kallxo.com nga Policia thonë se gjatë operacionit janë konfiskuar 6 thika, një shufër metalike dhe 1 boks hekuri.

Ndërsa, Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka mbyllur 3 lokale për shkak të parregullsive në dokumentacion.Teksa po zhvillohej operacioni, drejtori rajonal i Policisë, Rexhep Sijarina, tha se operacioni në lokalet te kompleksi “Lesna” është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.Sipas Sijarinës, operacioni ka të bëjë me dyshimet për përdorim të narkotikëve, shitblerje të narkotikëve dhe kërkim të personave të dyshuar në kërkim.