.
×

Kapja e shtetit brina s’ka! 



Faik KRASNIQI
PDK-ja vazhdon ta bllokojë krijimin e institucioneve, duke mos e thërritur seancën parlamentare, me arsyetimin që para se të shkojnë në Kuvend, të bëjnë marrëveshje me koalicionin LVAN, që edhe ajo të jetë pjesë e Qeverisë, apo më saktësisht kjo parti edhe pse është koalicion i pakicës, të votohet nga koalicioni i shumicës LVAN, në mënyrë që koalicioni i PDK-së ta marrë Qeverinë! Presidentja si Presidente, si zakonisht shah në veti, vazhdon me avazin e vjetër, duke bërë sehir! Me këtë bllokadë institucionale, tash kemi kapje të shtetit jo vetëm nga PDK-ja dhe Gjykata Kushtetuese, por edhe nga Presidenca!
Presidenta Jahjaga nuk duhet të presë në pafundësi zvarritjet e reja rreth konstituimit të Kuvendit! Nëse kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina dhe deputetët nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë, atëherë presidentja duhet të luajë rolin e vet sipas Kushtetutës!
Por nëse Presidentja Jahjaga në ditët në vazhdim nuk e thërret seancën e Kuvendit, atëherë i mbetet ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, t’i thotë edhe asaj ”mos e dh… punën”!