.
×

Kapet çanta me 7 kg heroinë në Pejë



Shtatë kilogramë heroinë janë gjetur dhe konfiskuar të mërkurën mbrëma nga antidroga e Policisë së Kosovës.

Droga është kapur në qendër të Pejës. Droga ishte e vendosur në çantë dhe pasi që është dërguar në stacion të policisë është matur pesha e saj e cila ka rezultuar të jetë 7 kg e 102 gr heroinë. Për rastin ende nuk ka asnjë person të dyshuar ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht.