.
×

Kapen 4 kilogramë drogë në veturën zyrtare të Kardinalit të Vatikanit (Foto)



Vetura zyrtare e Vatikanit është përdorur për të bartur drogë. Policët francez kanë arrestuar dy persona, të cilët në veturën që e kishin marrë për ta çuar në servis, kishin futur 4 kilogramë kokainë, që sipas çmimit të tregut kushton rreth 500 mijë funte.

Një veturë diplomatike në pronësi të Vatikanit është ndalur në kufirin francez derisa ka qenë duke bartur 4 kilogramë kokainë që vlerësohet se kushton rreth 500 mijë euro.

Dy shtetas italianë janë arrestuar në një Jaguar luksoz të Kardinalit Jorge Melia.

Kardinal argjentinas 91 vjeçar aktualisht është duke u shëruar nga një sulm në zemër.

Sekretari i Kardinalit thuhet se ua ka dhënë veturën këtyre personave për ti bërë servil

Ata më pas duke përdorur armatimin e tabelave të Vatikanit kanë shkuar në drejtim të Spanjës duke konsideruar se mund t’i kalojnë të gjitha pikë kalimet kufitare duke përdorur imunitetin diplomatik.

Por cifti është ndaluar nga policia në Chambery afër Alpeve Franceze ku ka gjetur qeset me kokainë bashkë më 150 gramë kanabis.

Ata më pas janë arrestuar dhe pritet të dalin para Gjykatës franceze nën akuzat për trafikim me drogë. Ndërkohë, Papa ka folur kundër drogës duke thënë se “përdorimi i drogës është një e keqe dhe kundër të keqes nuk duhet pasur kompromis”.