.
×

Kaos në ring: Senad Gashi diskualifikohet, rrahen të dy kampet mesvete (Video)



 

Në mecin e peshës së rëndë – WBO Intercontinental ,ka plasur sherri mes dy kampeve, atij të kosovarit Senad Gashi dhe gjermanit Tom Scharwz. Pak para përfundimit të raundit të dytë, pati një skenë të pakëndshme.

 

Gjatë një aksioni që nxorri Tom Scharëz në këndin e ringut, Gashi lëvizi me kokë poshtë dhe lartë duke goditur mjekrrën e kundërshtarit aq shumë sa ai u rrëzua.

 

Pas kësaj, meci u ndërpre për disa minuta, pasi Tom mbeti i palëvizshëm në tokë.

 

Pas këtij gjesti, gjyqtari Frank Michael Maaß, për shkak të veprimit të paligjshëm zbriti dy pikë për Senad Gashin.

 

Në fillim të raundit të katërt, Tom Schëarz u përpoq përsëri ta mbante Gashin në distancë.

 

Sfiduesi megjithatë mbeti në rritje. Përsëri, Gashi u bë josportiv, pasi ai shkaktoi një goditje me kokë në fund të raundit. Arbiteri Maaß e ndëshkroi përsëri me minus një pikë.

 

Meçi është ndërprerë pasi Gashi është diskualifikuar për shkak të goditjeve të palejueshme me kokë.

 

Dy kampet janë rrahur mes veti, gjë dëmtoi imazhin e eventin të mbajtur në Berlin.

 

Tom Schëarz ka fituar meçin pasi është ndëprerë nga gjyqtarët e ndeshjes.

 

Gjermani Schëarz tani mbanë titullin e Gjermanisë dhe atë të WBO inter-kontinental.