.
×

Kandidatët e LDK së Gjilanit janë emra të pranueshëm, të njohur dhe të dëshmuar në çdo aspekt



“Jam i nderuar që pesë kandidatët e Gjilanit për depute janë emra të pranueshëm, të njohur dhe të dëshmuar në çdo aspekt. Prandaj, meritojnë mbështetje të jashtëzakonshme që të gjithë, sikurse edhe kandidatja jonë për kryeministre, Vjosa Osmani”.

Kështu ka thënë kryetari i Shtabit Zgjedhor të LDK’së në nivel nacional dhe udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, Lutfi Haziri, gjatë hapjes zyrtare të zyrës së nënshtabit të lagjes Dardania I në Gjilan.

“Kandidatja jonë për kryeministre, Vjosa Osmani, është politikane e zonja, profesioniste dhe, mbi të gjitha, problemet nuk i zgjidh ‘muskuj’, por me mend. Kjo është tepër e rëndësishme, prandaj meriton mbështetje në formë plebishitare”, ka deklaruar Haziri.

Për mobilizimin e jashtëzakonshëm të këtij nënshtabi, ka folur kryetari Fidan Qerimi, sikurse edhe pesë kandidatët për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.